Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Rama: Faqen zyrtare te Presidentit e përdor doktoresha. Mos e merrni seriozisht!
Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ka reaguar pas deklaratës së fundit bërë sot nga presidenti Ilir Meta ku ndër të tjera shkruante se kryeministri ka bërë gabimin më të madh që ka kërcënuar Presidentin.
Rama mohoi të ketë kërcënuar, ndërsa duke ironizuar u shoreh se faqen zyrtare te Presidentit mund ta përdor doktoresha. Ndaj nuk duhet marrë seriozisht.
“Ose faqen zyrtare te Presidentit e përdor doktoresha. Mos e merrni seriozisht! Ose i ka marrë paswordin dhe ka shkruar për të, ose Iliri është në atë gjendje që ka qenë më parë..., sepse i hap gropën vetes me vendime irracionale...”.
Më tej ai shtoi se në vitin 2016 kryetari Ilir Meta e ka marrë Certifikatën e Sigurisë brenda disa orëve për shkak të një aktiviteti ku donte të shkonte dhe se ajo nuk është e domosdoshme të merret paraprakisht, duke justifikuar kështu mospasjen e certifikatës nga Gent Cakaj.