Flash News

KRYESORE

Rama-fermerëve: Bashkohuni që mos i hidhni prodhimet në lumë!

Rama-fermerëve: Bashkohuni që mos i hidhni prodhimet në

Kryeministri Edi Rama është shprehur se ka edhe nga ata fermerë që i hedhin prodhimet në lumë, por sipas tij, nëse në shitje fermerët bëhen bashkë, secili merr atë që i takon.

Gjatë një takimi me disa fermerë në Fishtë të Lezhës, kreu i qeverisë tha se kush ka tokëm dhe ankohet që s'ka punë, nuk do të punojë, pasi sipas tij toka këtu në Shqipëri është thesar.

Tregoni pak që ta dëgjojnë të tjerët se bashkimi bën fuqinë. Kur ishit tek e tek ishit më në vështirësi, tani që jeni bashkë, funksionon më mirë. Mund t'a prodhosh, por problemi është mbasi e prodhon ku e çon. Ta nxjerrësh tek rruga me trastë, kur bashkohesh secili më vete bën prodhimin e vet, por nëse harmonizon të gjithë procesin dhe në shitje bëheni bashkë, secili merr atë që i takon. Por ama ka shumë më tepër fuqi negociuese se shoh ca që dalin e i hedhin në lumë, po normalisht patjetër që do t'i hedhësh në lumë në qoftë se nuk bashkohesh që të kesh fuqi negociuese dhe të kesh masë se po nuk pate masë vijnë t'i blejnë për dy lekë ose ti lënë aty.

Çelësi është i thjeshtë, kush ka tokën dhe ka ujin afër dhe ka këtë klimë dhe ankohet që s'ka punë, nuk do me punu. Është shumë e thjeshtë. Toka këtu në Shqipëri është thesar. Mjafton të kesh durimin dhe hap pas hapi të ngrihesh dhe sigurisht të bashkohesh. Unë e kuptoj moshat shumë të vjetra, i kuptoj personat me aftësi të kufizuar, por të tjerët. Të tjerët të kenë tokat", tha Rama.

Të fundit