Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Rama firmos (mos)Marrëveshjen e detit. Kur nis lufta e Kolonelit Pashaj?
Alfred Lela
Nuk është e nevojshme që deklaratat e forta me nerv patriotik të Edi Ramës të sillen fjalë për fjalë sa i takon Marrëvshjes së detit me Greqinë të firmosur nga qeveria Berisha. Mjafton të thuhet se gjuha e tij nuk dallohej ng ajo e Kreshnik Spahiut, asokohe kryetar i Aleancës Kuqezi, forcë që kërkonte një vend në spektrin politik të Tiranës nëpërmjet lëvrimit të temave me teh nacionalist.
Mbi këtë platformë Rama i shtriu dorën Spahiut për një aleancë parzgjedhore në zgjedhjet e vitit 2013, dhe kur kreu i AKZ nuk pranoi, e etiketoi si 'shqiponja e kthyer në sorrë'.
Shkurt e shqip, Marrëveshja e detit ishte një prej kuajve të bardhë të betejës elektorale të Edi Ramës si kryetar i opozitës. Me të u bashkuan shumë aktorë të shoqërisë, përfshi këtu historianë, gazetarë dhe përfaqësues OJQ-sh.
8 vjet më vonë, kur kanë rrjedhur ujra e kohë, lojtarët e dikurshëm të sulmit nacionalist janë kapur në pozicion jashtë loje. Nëse z. Rama do të mundohet ta kapërdijë ndërrimin e skemës duke e përligjur me interesat strategjike që lidhen me anëtarësimin e vendit në Europë, gjë të cilën vendi fqinj, Greqia, mund ta pengojë nëse mes dy shteteve ka mosmarrëveshje, sfida u mbetet aktorëve jopolitikë.
Çfarë do të bëjnë historianët, intelektualët, ojq-istët? A do kundërshtojnë ata me po aq tërbim Marrëveshjen e detit, me tekst të vjeter e firmë të re, apo do të tulaten, me bisht ndër shalë, në heshtjen dhe hijen që të siguron afria dhe paqja me pushtetin, për një zyrë, një projekt apo një avenir më shumë?
Të shohim.
Sa i takon Ramës, ai është kryeministri i parë që u ka zbritur kaq shumë kuajve mbi të cilët tundtte flamurin e moralit, të drejtësisë, të atdhetarizmit, të së drejtës, të prosperitetit. Deti dhe hapësira shqiptare është më e fundmja në një seri të errët tërheqjesh.
Kujtoni retorikën e tij anti-Lazarat dhe shihni si u mboll Shqipëria anë e kënd gjatë qeverijes së tij, me pajtim shtetëror, duke e kthyer kultivimin dhe trafikimin e drogës në një industri shtetërore. Deri në fund ai u mundua që maskën e një pike në hartën e Shqipërisë ta shiste si platformë të tij anti-narkotike. Tani ajo maskë nuk gënjen më asnjeri.
As Zaho i vogël dhe i pafajshëm nuk do ta besonte.
Ligji i mbetjeve qe gjithashtu një prej betejave të tij. Po aq sa kërcënonte rreziku i pretenduar i futjes së tyre në territorin e Shqipërisë, aq nxinte edhe portreti i tij, bashkë me fjalët që nxirrte, gjuhë të zeza që përshkruanin Apokalipisin.
Nga opozita në pushtet, edhe pas tërheqjes prej presionit të aksionit civil, por edhe mosdakordësisë së aleatit qeveritar Meta, ai u mrrol. Kur mori të gjithë timonin për vete, uzurppoi edhe tepsinë. Mbetjet e rrezikshme tani janë shndërruar në inceneratorë me kapacitet sa katërfishi i mbeturinave që prodhojnë banorët e Republikës.
Këto janë vetëm tri nga disa kthesa U të Edi Ramës.