Flash News

KRYESORE

Rama fjalëpak pas vendimit për Tahirin: Nuk komentohet!

Rama fjalëpak pas vendimit për Tahirin: Nuk komentohet!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me pak fjalë pas masës së Gjykatës së Krimeve të Rënda “arrest shtëpie” për Saimir Tahirin.

Në një reagimi në Facebook, Rama shkruan, “Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin nuk komentohet, thjesht respektohet si një e drejtë e organeve të drejtësisë, të cilat i detyrohen vendit e botës një proces të pavarur, transparent e me integritet të plotë kushtetues e profesional, duke garantuar drejtësi jashtë çdo influence politike, mediatike a diplomatike”.

Kujtojmë që Tahiri, i cili dha dorëheqjen nga mandati i deputetit në fillim të muajit po hetohet për dy veprat  penale, “Trafik nakrotikësh në bashkëpunim” dhe për “korrupsion pasiv”.

Të fundit