Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Rama flet me data fikse: Kjo është periudha kur do të shpallen zgjedhjet parlamentare 2021
Ndërsa opozita nuk ka dhënë ende një përgjigje për draft-marrëveshjen për reformën zgjedhore, kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për periudhën e mundshme të zgjedhjeve parlamentare 2021, pasi të implementohet të reformës.
I ftuar në ‘opinion’, Rama tha se përdorimi i teknologjisë në zgjedhje nuk inkurajohet sipas ODIHR, por gradualisht me faza, megjithatë sipas tij nuk ka kohë të mjaftueshme.
“ODIHR kërkon gjithmonë që në nëse një vend zgjedh të shkojë në drejtim të teknologjisë, gjë që nuk e inkurajon, në asnjë mënyrë nuk duhet të shkojë menjëherë, por sugjerojnë ecje me faza, projekte pilot.
Ne donim që 2019-ta të shërbenin për të sistuar. Problemi që kemi sot është koha, kemi humbur shumë kohë se ne kemi qëndruar në pritje të opozitës.
Koha është e shkurtër. Kemi bërë edhe simulime në PS me votues dhe qendra votimi për të parë reagimin e moshave të ndryshme ndaj elektronikës, ajo që morëm nga analizat me kompanitë që bëjnë është se në momentin e kontratës deri në lëvrimin e produktit minimumi është 6 muaj. Pra, nëse kalojmë ligjin në qershor, do zgjedhim strukturën e re të KQZ, ndryshe nga kjo që është dhe besoj se jemi dakordësuar për formulën e KQZ.
Do të marrë korrikun, më pas do duhet periudhë për garën ndërkombëtare do shpallet në shtator, do kërkojë 60 ditë që shkon deri në fund të nëntorit. Ka një periudhë ankimimi për kompanitë që shkon 30 ditë. Ndaj hyjmë në vitin e ri zgjedhor në kushtet kur do të duhet të bëjmë kontratën dhe në rast se kontrata nënshkruhet në fund të janarit, mbetet shkurti dhe marsi dhe mes 15 prillit dhe 15 majit do të jetë data e zgjedhjeve, kështu që jemi në pamundësi objektive”, u shpreh Rama.