Flash News

KRYESORE

Rama flet para deputetëve të PS-së: Çfarë më tha Meta për mos dekretimin e Sandër Lleshit

Rama flet para deputetëve të PS-së: Çfarë më tha

Kryeministri Edi Rama ka folur para deputetëve të Partisë Socialiste sa i takon mos dekretimit nga ana e Presidentit të Sandër Lleshit. Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura po mësohet se Rama u ka thënë deputetëve se Presidenti nuk i kishte dhënë asnjë arsye për mos dekretimin e Lleshit si ministër i Brendshëm.

Sipas Ramës, arsyeja e vetmja ishte mos bindja e kreut të shtetit, por pavarësisht kësaj, ai u ka kërkuar deputetëve të mos bie në këtë situatë.

“Presidenti nuk ka dhënë asnjë arsye po vetëm mos bindjen e tij. Ne nuk duhet të bien në këtë situatë që nuk është e jona. Ne duhet ti dalim për zot situatës”, mësohet të jetë shprehur ndër të tjerash Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Të fundit