Flash News

KRYESORE

Rama flet për deklaratën e ambasadorit Donald Lu: Ngjarja e Elbasanit katalizator për propagandë

Rama flet për deklaratën e ambasadorit Donald Lu: Ngjarja e Elbasanit

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë publikisht mbi deklaratën e fortë të Donald Lu-së dhe për ngjarjen e Elbasanit.

Sipas kryeministrit, Ambasadori Lu bëri shumë mirë që foli,  por ai shprehet se ngjarja e Elbasanit mori jehonë mediatike që shërbeu si katalizator për të arritur intensitetin e propagandës mbi këtë çështje.

“Dua ta falenderoj ambasadorin që u bashkua me mua, sepse në mënyrë të përsëritur sa herë kemi bërë takime për të parë ecurinë e luftës së kanabisit e kam thënë se duhet të hyjmë një fazë të re. Përgatitja për fazën e re ka qenë prej kohësh, dhe është lufta kundër të fortëve dhe për t’i shkuar pas aseteve kriminale. Shumë mirë që e tha dhe ambasadori amerikan. Ne do punojmë intensivisht. Ndodhi në Elbasan një ngjarje që mori një jehonë mediatike, shërbeu si katalizator për të arritur intensitetin e propagandës mbi këtë çështje. Por ju siguroj që çështja e Elbasanit është në ndjekje. Analistët dhe opozita gojën kanë për të punuar, nëpërmjet gojës ushqehen... Shumë shpejt Policia e Shtetit do të godasë të inkriminuarit e shtetit", u shpreh ndër të tjera Rama. 

Të fundit