Flash News

KRYESORE

Rama flet për deputetin e LSI-së: E kam mik

Rama flet për deputetin e LSI-së: E kam mik

Kryeministri Edi Rama ishte në Dropull në një dëgjesë publike me banorët e kësaj bashkie. Një prej qytetarëve, gjatë fjalës së tij, përmendi edhe emrin e deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo.

Në përgjigjen e tij, Rama tha se Tavon ai e konsideron mik. “Unë e kam mik, nga ana ime. Se çfarë mendon Vangjeli le tua thotë vetë Vangjeli”, tha Rama.

Pak kohë më parë, Vangjel Tavo ishte një prej deputetëve që qëndroi në sallën e Kuvendit pavarësisht vendimit të opozitës për ta bojkotuar parlamentin. Ky vendim i Tavos ngriti dyshime për kalimin e tij në radhët e mazhorancës.

Të fundit