Flash News

KRYESORE

Rama flet për ekstradimin e Izet Haxhisë: Nëse ka diçka për të vërtetuar, le ta bëjë

Rama flet për ekstradimin e Izet Haxhisë: Nëse ka diçka

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme ka qenë i ftuar në Top Show. Mes të tjerash, Rama është pyetur për ekstradimin e Izet Haxhisë me kërkesë të  autoriteteve shqiptare,  dhe nëse ka ndikuar te Erdogan për një vendim të tillë.

“Është tërësisht qesharake për t’u menduar që unë mund të investohem për të sjellë në Shqipëri një person, që nuk e shoh që prej vitit 1992. Për fat të mirë që nuk ka qenë badigardi im. Unë jam tërësisht jashtë kësaj çështjeje, pasi i përket drejtësisë. Ai person, nëse ka diçka për të vërtetuar, le ta bëjë, ndërsa nëse i ka pasur vetëm fjalë, të heshtë”, u shpreh Rama.

Të fundit