Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Rama flet për planin e hapjes së kufijve: Por do të silleni si suedezët
Gjatë komunikimit live në Facebook, Rama kujtoi se turizmi këtë vit do ketë limite dhe me protokolle sigurie shëndetësore prandaj edhe shqiptarët teksa sot flasin për Suedinë nesër do të duhet të sillen si suedezë me rregullat.
Kryeminstri tha se synimi i qeverisë është që kufijtë të hapen brenda majit.
“Linjat ajrore janë të mbyllura. Kemi një koridor ajror me Air Albania, sa hapet aplikimi rezervohen menjëherë. Europa ka thënë që do hapen më 15 qershor, kurse disa vende do i hapin më herët. Ne do i shohim dhe duam t’i qëndrojmë objektivit që brenda majit të hapim të gjitha rrugët ajrore për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, edhe në funksion të turizmit.
Këtë vit do jetë turizmi i shqiptarëve. Shqiptarët nuk do të kujtohen për Suedinë, dhe thonë se ja si nuk u mbyll Suedia, por do të sillen si suedezë për rregullat”, tha Rama.