Flash News

KRYESORE

Rama flet për programin 1 miliard euro: Këto janë rrugët që do ndërtohen

Rama flet për programin 1 miliard euro: Këto janë rrugët

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim konsultativ me grupet e interesit, kompanitë dhe sipërmarrjet për buxhetin e rrugëve për vitin 2018.

“Ambicia jonë është që në këtë 4 vjeçar ne të bëjmë të mundur që akset tona kombëtare të kthehen të sigurta që garantojnë lëvizshmërinë dhe nuk kërcënojnë jetën e askujt. Ne kemi një buxhet 42 % më  të lartë për financimin e infrastrukturës. 42 % më i lartë do të thotë jo pak edhe pse nuk është i mjaftueshëm për të përfytyruar në një hark kohor për ndryshimin që duam, ama është i mjaftueshëm nëse projektet janë të duhura dhe nëse puna është e duhur që ne të hedhim hapa”, tha shefi i qeverisë.

Ne do t’ia dalim, tha Rama qoftë me financimin e buxhetit, qoftë edhe nëpërmjet programit 1 miliard për rindërtim që është dedikuar për modernizimin dhe transformimin e akseve kombëtare.

Kryeministri Edi Rama është ndalur në disa projekte konkrete, ku ndër të tjera garantoi përfundimin e rrugës Korçë-Ersekë.

Ai tha më tej se edhe për rrugën e Arbërit  mbetet  vetëm finalizimi i kontratës dhe fillimi i punës në terren për të mos u ndaluar më.

Rama u shpreh se janë 10 segmente të rëndësishme që do të mbulohen nga buxheti i shtetit për 2018. “Do çojmë para projektin e Unazës së Madhe të Tiranës. By-pass-in e Tepelenës, do të përfundojmë rrugën Korçë-Ersekë, do të garantojmë By- Passet e Fierit dhe të Vlorës. Do të finalizojmë kontratën dhe do të fillojmë punën për rrugën e Arbrit. Milot-Balldren, Tiranë-Thumanë përmes Vorës, Kardhiq-Devlinë, një premtim i përsëritur nga të gjitha partitë, ka ardhur koha për t’i dhënë drejtim, më tutje aksin e ri Kashar-Rrogozhinë drejt Vlorës”.

Të fundit