Flash News

KRYESORE

Rama flet për shitjen e tezave të maturës: Janë sekret, nxënësit të mos gënjehen

Rama flet për shitjen e tezave të maturës: Janë sekret,

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot nga Poliçani se maturantëve po u ofrohen kopje të tezave të provimeve në këmbim të votave. Sipas Ramës, këto teza janë në sekret maksimal dhe askush nuk mund t’i nxjerrë në pazarin e votave. Ai ka kërkuar nga nxënësit që të mos mashtrohen.

“Sot në mëngjes lexova me trishtim një lajm që maturantëve ka filluar tu ofrohet kopja e tezave të provimit të maturës shtetërore në këmbim të parave dhe kartave të identitetit të familjarëve të tyre. Kushdo që e ofron këtë është në mashtrim. Tezat e maturës shtetërore janë super sekret dhe askush nuk mund t’i nxjerrë në pazarin e votave. Të gjithë ata që gjenden para kësaj oferte mashtruese se jo vetëm duhet ta refuzojnë por të kuptojnë se mjafton një ofertë e tillë që shkel dinjitetin e prindërve tuaj për të refuzuar ofertuesin. Nuk bëhet Shqipëria me kopje”, u shpreh Rama.  

Matura shtetërore, Karabina: Procesi do të monitorohet rreptësisht

Të fundit