Flash News

KRYESORE

Rama flet për herë të parë për sulmin ndaj Top Channel

Rama flet për herë të parë për sulmin ndaj Top Channel

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë në lidhje me përplasjen e tij me Top Channel. Duke ju referuar statusit të publikuar nga Rama në profilin e tij në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë u shpreh se nuk ishte sulm ndaj Top Channel.

“Kam ekspozuar një fakt të po asaj dite me një shprehje keqardhjeje”, deklaroi Rama në “Studio e Hapur”.

Kryeministri tha se nuk i ndan mediat në mbështetës dhe kundërshtar.

“Nuk kam pasur synim të sulmoj dhe asnjherë nuk do më shikoni të sulmoj një media apo një gazetar”, shtoi më tej Rama.

Kreu i qeverisë nuk pranoi të bënte anjë koment në lidhje me largimin e Sokol Ballës nga posti i drejtorit të Informacionit në Top Channel.

Të fundit