Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë aktiv në rrjetet sociale, por ende nuk ka bërë një reagim sa i takon denoncimit, tashmë edhe me dokumente, ndaj Agim Kajmakut, kryebashkiakut të PS në Vorë, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.
Dje, Partia Demokratike publikoi dokumentin që vërteton se Kajmaku, është arrestuar në flagrancë në shtetin grek, në zonën e Janinës, më datë 14.01.2003 për veprën penale “Përdorim dhe shpërndarje kartëmonedhash të falsifikuara”.
Deri tani as kryeministri, apo përfaqësues të PS nuk reaguan lidhur me këtë denoncim dhe vazhdojnë ta përcjellin në heshtje, megjithatë, kryeministri vazhdon të jetë aktiv në rrjetet sociale dhe së fundmi prezanton projektin për transformimin e Belshit.
“VIJON PUNA... për transformimin rrënjësor të Belshit nga një gropë e zymtë, në mes të një mrekullie natyrore të harruar, ku komuniteti jetonte në izolim e braktisje të plotë, në një destinacion të ri turistik, ku jo vetëm rriten vizitat e çdo fundjave nga Tirana e gjetkë, po kanë nisur flukset e turistëve të huaj dhe përshtatjet e shtëpive, deri dje krejt të vetmuara, në bujtina të vogla e plot shije”, shkruan Rama.