Rama flet për tubimin e thirrur nga Meta: Presidenti ka më shumë se një shtëpi, nuk merrem me të

Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët lidhur me tubimin e thirrur nga presidenti Ilir Meta në 2 mars në bulevardin ‘Dëshmorët e kombit’.

Rama nuk ka preferuar ta komentojë ‘lëvizjen’ e presidentit, duke e cilësuar një luks para çështjes së rindërtimit për tërmetin.

“Presidenti e ka shtëpinë dhe më shumë se një shtëpi. Unë jam këtu për ata që jetojnë në çadra ose me qira dhe që presin të kthehen në shtëpitë e tyre, për ata jam unë këtu.

Por në të gjitha orët e ditës time me gjitha natën, kështu që ua kam lënë juve çështjen e presidentit, nuk merrem me presidentin, është luks i madh për mua”, tha Rama.