Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Rama foli në televizionin serb për taksën e Kosovës, këshilltarja e Haradinajt: Strategji e dështuar, në kohë të gabuar
Këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Meliza Haradinaj – Stublla, ka kritikuar kryeministrin Rama, pas një interviste të dhënë për PINK TV në Beograd, ku flet për deklaratat e tij rreth taksës, të bëra pas Samitit të Berlinit.
Me anë të një postimi në Facebook, këshilltarja e Haradinajt e konsideron deklaratën e Ramës, strategji të dështuar, në kohë të gabuar të historisë.
“Analogjia që po tentohet – duke përdorë taksën si urë lidhëse për të sulmuar ata që korrën fitore epike kundër idesë së ndarjes/korrigjimit/shkëmbimit – është strategji e dështuar, në kohë të gabuar të historisë”, – shkruan Stublla ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
Kryeministri Rama paska zgjedhur një medium serb nga Beogradi TV PINK për të sqaruar deklaratat e tij rreth taksës dhe Kosovës, pas takimit të Berlinit.
Edhe në këtë intervistë, Rama nuk dështon së ritheksuari se taksa qenka klithmë politike që tash e sa kohë ka bllokuar dialogun me Serbinë, dhe e barazvlerëson veten me Kancelaren Merkel dhe Presidentin Macron - duke thënë që bashkë me ta në Berlin ka avokuar për pezullim të taksës...!
Analogjia që po tentohet - duke përdorë taksën si urë lidhëse për të sulmuar ata që korrën fitore epike kundër idesë së ndarjes/korrigjimit/shkëmbimit - është strategji e dështuar, në kohë të gabuar të historisë.