Flash News

KRYESORE

Rama forcon ETRV-në, tashmë transmeton edhe edicion lajmesh

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të forcojë televizionin e tij, ERTV, duke hapur të tjera rubrika transmetimi. Sot, kryeministri njoftoi lançimin e ERTV News, një rubrikë e cila do të transmetojë, në mënyrë të përmbledhur, të gjitha lajmet qeveritare të javës. "ERTV📎NEWS - Nga sot çdo të dielë një pasqyrë javore e qeverisjes", njofton Rama.

Ditën e sotme, janë publikuar lajmet sa i takon ngjarjeve të kësaj jave, që nisin me rekomandimin për hapjen e negociatave, vizitën e Mogherinit në Tiranë për të vijuar më pas me aktivitetet e kryeministrit dhe ministrave gjatë vizitës në Fier.

Që pas ngritjes së platformës së ERTV-së, kreu i qeverisë thuajse i ka bojkotuar televizionet pasi është kjo platformë e cila transmeton të gjitha aktivitetet e Ramës. Krahas ERTV News, prej disa javësh në këtë platformë transmetohen edhe intervista ekskluzive, ku përfaqësues të mazhorancës dhe qeverisë u përgjigjen pyetjeve të punonjësit të zyrës së shtypit të kryeministrit, i konvertuar në gazetar.

Edicioni i parë i ERTV News

Të fundit