Flash News

KRYESORE

Rama forcon masat për të pabindurit: Do përdoret forca e policisë deri tek uji e gazi lotsjellës

Rama forcon masat për të pabindurit: Do përdoret forca e

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa më të ashpra për të gjithë të pabindurit që shkelin masat për parandalimin e virusit Covid-19.

Sipas Ramës, ata jo vetëm do të trajtohen si tradhëtarë të luftës, por ndaj tyre do merren masa të rrepta deri në përdorimin e ujit dhe gazit lotsjellës në rast nevoje nga policia.

“Ajo pakicë të pabindurish do ta paguaj shtrenjtë. Do konsiderohen tradhëtarë lufte dhe do trajtohen me zero tolerancë, pra do u mohohet ndihma nga shteti dhe do gjobiten.

Ju siguroj se nga sot të gjitha forcat e rendit janë të vendosura të përdorin forcën me të gjitha mjetet në rast të shkeljes së ligjit deri tek uji e gazi lotsjellës po të jetë nevoja. E mbështes vendimin e drejtuesve të policisë së shtetit. Kjo është një luftë botërore. Të gjithë kërcënohemi nga vdekja prej marrëzisë, jo urisë.

Operacioni humanitar që kemi ngritur është shembulli se nuk kemi pritur të na shkruajnë, por po bëjmë detyrën sic duhet, pa patur nevojë që disa fukarenj nga mendja ankohen sikur ua solla unë koronë.

Për ata që duan të dalin xhiro e të shtyhen në radhë për domate sikur po humbasin anijen e fundit, s’ka shans mirëkuptimi, por vetëm forcë ligjore.

Po cmendet Spanja se po u vdes një njeri cdo 4 minuta, Franca që është monarkia e shëndetësisë në Europë, s’ka as maska dhe respiratorë. Më mirë qani sot nga frika se nesër nga vuajtja”, tha Rama në një video-mesazh nga shtëpia ne tij në Surrel.

Të fundit