Flash News

KRYESORE

Rama fotografohet në Sarandë, vizitë private në kroçerën ‘Le Lyrial’

Rama fotografohet në Sarandë, vizitë private në

Që prej datës 1 gusht kryeministri Edi Rama ka nisur pushimet. Gjatë këtyre ditëve kreu i qeverisë ka ndarë me ndjekësit në ‘Instagram’ disa momente nga vila qeveritare ku ai po pushon në zonën e Dhërmiut.

Por pasditen e sotme Rama është fotografuar në qytetin e Sarandës. Rreth orës 18:00, kreu i qeverisë, së bashku me bashkëshorten tij, kanë qenë në portin e Sarandës ku kanë zhvilluar një vizitë në bordin e kroçerës ‘Le Lyrial’. Kjo e fundit ka mbërritur në portin e Sarandës mëngjesin e së premtes.

Nuk dihet ende se cili ka qenë qëllimi i kësaj vizite të Ramës dhe cilët ishin personat që e pritën kreun e qeverisë shqiptare.

 

Të fundit