Flash News

KRYESORE

Rama fton dibranët për nisjen e punimeve për ‘Rrugën e Arbrit’ por ka edhe një kërkesë

Edi Rama ka njoftuar sërish se të dielën do të nisin punimet për ‘Rrugën e Arbrit’. Këtë herë, kreu i qeverisë e ka përcjellë njoftimin përmes një letre të publikuar në rrjetin social Facebook, ku i drejtohet dibranëve teksa u kërkon edhe të tërheqin telendisjet, siç i quan ai, me sharje e tallje.

“Çdo dibran që më ka telendisur në Facebook me sharje e tallje për Rrugën e Arbrit i ka hallall të gjitha, po erdhi të dielën në Peshkopi (10.30) dhe në Klos (12.00) për fillimin e punimeve të pritura në 100 vjet. Fjalët mbrapsht kush nuk çon të paktën një buzëqeshje në Facebook në pamundësi për të ardhur”, thuhet në letrën Ramës.

Të fundit