Flash News

KRYESORE

Rama fton ekselentët të punojnë në administratë

Kryeministri Edi Rama ka ftuar studentët dhe ish studentët ekselentë që kanë mbaruar studimet e nivelit master me notat 9-10, të fillojnë punë në administratën shtetërore. Nëpërmjet një postimi në facebook, Rama bën me dije se këtë mundësi mund ta shfrytëzojnë studentët që kryer studimet nga viti 2015 e mbrapa.

“THIRRJA E DYTE për punësimin e ekselentëve u çel sot

Një tjetër mundësi për më të mirët, që të punojnë në administratën shtetërore, vetëm në bazë të meritës. Pas rezultatit pozitiv shumë inkurajues të Thirrjes së Parë, gati për një tjetër prurje të re në administratë dhe këtë herë duke e shtrirë rrezen deri tek ekselentët e vitit 2015

#PaktipërUniversitetin🤝”, shkruan Rama.

Të fundit