Flash News

KRYESORE

Rama fyen dhe urdhëron Eni Vasilin: Kalojmë në publicitet

Rama fyen dhe urdhëron Eni Vasilin: Kalojmë në publicitet

Kryeministri Rama, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” me Eni Vasilin ka shfrytëzuar minutazhin e publicitetit për t’iu shmangur pyetjes së gazetares në lidhje me artikullin e revistës “Stern”.

Ndërkohë që Rama po fliste për një lloj ligji jo të shkruar për politikanët e huaj, ku sipas tij politikanët nuk flasin keq për vendin dhe njëri-tjetrin kur japin deklarata në një vend të huaj, gazetarja ka lajmëruar reklamat ndërsa biseda ka vijuar nga ana e kryeministrit.

Por në momentin kur Eni Vasili e ka pyetur nëse e ka lexuar artikullin e revistës “Stern”, ai është përgjigjur duke thënë: “Kalojmë në publicitet se dukesh që nuk je mirë”, ndërkohë që gazetarja i është përgjigjur duke i thënë “unë jam shumë mirë zoti kryeministër, por meqë jemi në këtë pikë, e keni lexuar artikullin e revistës ‘Stern’?”

Më pas Rama e ka ndërprerë duke thënë përsëri, “Kalojmë në publicitet!”

Të fundit