Flash News

KRYESORE

Rama: Gati për dialog me opozitën me kushte

Rama: Gati për dialog me opozitën me kushte

Kreu i qeverisë ka folur për marrëdhëniet që do të ketë me opozitën jashtë parlamentit, për të cilin tha se do të ketë dorën gjithmonë të shtrirë, por për një marrëveshje pa kushte.

Rama ka thënë se nëse duan paqe, paqe do kenë, por sipas tij reforma në drejtësi nuk negociohet dhe as diskutohet. “Nëse duan paqe politike paqe do të kenë vetëm duke u tërhequr nga sulmet kundër Shqipërisë në gjuhë të huaj.

Nëse duan marrëveshje për Shqipërinë, marrëveshje do të kenë pa kushte. Dora ime është e shtrirë, reforma zgjedhore mbetet një sfidë e përbashkët me opozitën parlamentare dhe jo parlamentare.

Kjo e fundit ka një karrige bosh në komision, ndërsa reforma në drejtësi nuk negociohet dhe as diskutohet por vetëm mbështetet. Nuk kam as deponimin minimal për asnjë pazar politik për ndjenjat e askujt”, ka thënë ai.

Të fundit