Flash News

KRYESORE

Rama gati të dialogojë me opozitën, me dy kushte

Rama gati të dialogojë me opozitën, me dy kushte

Duke folur për reformën zgjedhore, Rama përsëriti edhe një herë qëndrimin se nuk do të ketë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme, por ato do të mbahen në vitin 2021.

Nga Nju Jorku, Rama hedh poshtë edhe idenë e negociatorëve të huaj për të zgjidhur krizën duke pohuar se: “nuk kam për të pranuar asnjëherë përkthyes të huaj për t’u marrë vesh me shqiptarët”.

“Dua thjesht të them se tanimë është e qartë se na duhet të përshpejtojmë procesin e reformës, bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe ne do të ecim me to. Me gjithë respektin për të gjitha idetë, dëshirat, ëndrrat e gjithsecilit, ne procesin do ta respektojmë. Por ne jemi partia e shumicës, kemi edhe ne idetë tona. Por në raport me BE dhe zgjedhjet e ardhshme, këto janë të domosdoshme. Edhe ne kemi një ide që do ta çojmë deri në fund, që është vota e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, por kjo i mbetet pjesës së dytë të procesit, përpara zgjedhjeve të ardhshme, që janë në vitin 2021. Por nuk kam për të pranuar asnjëherë përkthyes të huaj për t’u marrë vesh me shqiptarët”.

Të fundit