Flash News

KRYESORE

Rama me gazetarët: Nuk besoj se Meta do të ketë rol bllokues

Rama me gazetarët: Nuk besoj se Meta do të ketë rol bllokues

Në një bashkëbisedim me gazetarët të zhvilluar mëngjesin e së martës në një kompleks të Llogarasë, kryeministri Edi Rama ka shprehur bindjen se qeveria e re nuk do të ketë probleme me dekretimin nga kreu i shtetit, pas kërcënimeve të këtij të fundit gjatë fushatës elektorale. Kreu i qeverisë teksa komentoi deklaratën e Metës, ai e justifikoi atë duke shtuar se ‘gjithkush gabon, jemi njerëz dhe jo robot. 

“Gjithëkush gabon, jemi njerëz jo robotë. Natyrisht që ka lloj lloj nivelesh të gabimeve që mund të kenë lloj lloj kostosh, por nga pikëpamja e mënyrës se si do të zhvillohet kjo marrëdhënie unë nuk shoh shqetësime. Nuk shoh një potencial aq autodestruktiv si ai që u shfaq në fushatë”, ka thënë Rama për Metën.

Teksa u pyet nga gazetarët lidhur me marrëdhënien me Metën, me të cilët Rama zgjodhi të hante mëngjesin në një restorant në Llogara, ku ndodhet për një takim me ministrat e rinj, kryeministri theksoi se ditën kur ishte ceremonia për Presidentin, ky i fundit ishte nën efektin e emocioneve.

“Ishte ditë me emisione ajo për presidentin. Ishin emocione të kalimit nga një fazë në tjetër. Nga një fazë në tjetër për partinë e tij. Është normale fare. Nuk shoh problem për këtë”, pohoi Rama, i cili nuk e sheh si opozite LSI-ne. 

 “PD është partia kryesore dhe opozitare në kuptimin e një kufiri të qartë alternativash nga pikëpamja e programit dhe qasjeve për shumë gjëra. Ndërsa partia tjetër është opozitë nga halli në rastin konkret por natyrisht është opozitë dhe s’diskutohet nga pikëpamja e përpjekjeve për të marrë vendim do bashkeveprojme me të dyja opozitat.

Nga halli ne kuptimin qe nuk zgjodhi të ishte në opozitë për arsye mospërputhjesh të natyrës programore apo ideve, por shkoi në opozitë si rezultat i gabimeve trashanike strategjike. Është si të thuash në opozitë për shumë afër nesh nga pikëpamja e programit ideve, dhe sidoqoftë ne do jemi shumë të vëmendshëm të jemi të disponueshëm për të dyja palët”.

“Nëse do kishim koalicion dhe Meta do kishte rënë dakord kohë përpara, rezultati do ishte më i favorshëm për LSI për shkak të sistemit, dhe më të pafavorshëm për ne. Por, nuk do kishim sot dy opozita. Dhe do kishim koalicion që do të bënte të pamundur atë që po bëjmë sot, shkrirje strukturash parazitë, nga një gjendje agonia ne një gjendje aktive PS të mos bjerë në tundimin që të gllabërojë gjithçka. Ndaj duam që të dalim nga ky mandat me një forcë të re politike, PS+”.

Aty ka një potencial të qartë bashkëpunimi, për tema, për cështje, për një dialog shumë më të frytshëm, se janë janë parti që kanë një impostim pak më ndryshe se të tjerat dhe nuk kanë delirin e madhështisë që kanë të tjerat.”, tha Rama.

Të fundit