Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Rama gjen alibi tek sulmet politike dhe mediatike ndaj Policisë së Shtetit, asnjë fjalë për implikimin e saj me krimin
“U bënë plot 4 vjet që Policia e Shtetit është institucioni më i sulmuar në vend dhe thjesht për një statistikë të bazuar në fakte i kam kërkuar para pak ditësh njerëzve të medias në Kryeministri të bëjnë një kërkim në gjithë historikun e medias së lirë shqiptare për të parë treguesit lidhur me qëndrimet politike dhe mediatike ndaj policisë së shtetit. Nuk jam befasuar, por edhe pse e kisha të qartë, raporti i sulmeve politike dhe mediatike ndaj policisë së shtetit në këto 4 vite është dhjetë me një”- tha Rama.
“Më vjen keq kur shoh e kuptoj që përtej rezultateve ne jemi në në një situatë që, së brendshmi, ndeshet me shfaqje të paparanueshme dhe së jashtmi ndeshet me një furi akuzash, balte, përpjekjesh të cilat synojnë demotivimin e Policisë së Shtetit. Sot krimi gjen mbështetje tek politika me krimin. Eshtë një moment kulmor i politikës me krimin. Shfrytëzimi i krimit për të bërë politikë, pa marrë pasojat e drejtpërdrejta për pasojat që ka tek unifomrat dhe tek njerëzit e zakonshëm.
U bënë plot katër vjet që Policia e Shtetit është institucioni më i sulmuar në vend. Nuk jam befasuar e as suprizuar nga raporti i sulmeve politike e mediatike ndaj Policisë së Shtetit, krahasuar me peridhën e mëparshme është dhjetëfishuar. Nuk besoj se duhet shumë inteligjencë. Policia është vënë në shënjestër. Kanë ndodhur shumë gjëra, por po ju them një: Deri tani, pa mbaruar muaji tetor, Policia e Shtetit ka sekuestruar nga duart e rrjeteve kriminale 35 milionë euro, të cilat në vitin e shkuar deri në fundin e vitit ishin 47 milionë eurio para, të sekuestruara nga krimi, në vitin 2013 nuk bëheshin as një millionë lekë.”
Kryeministri Edi Rama ka pranuar rezultatet e kenaqshme sipas tij te 9-mujorit te policise se shtetit, duke shtuar se ndihet keq per furine e baltes, akuzat dhe perpjekjesh ndaj policise. Sipas tij, keto synojne demotivimin e Policise se Shtetit.
Sipas tij, pavarësisht kësaj furie Policia e shtetit nga institucioni më i pabesueshëm ka dalë në anketimet si institucioni më i besueshëm i shqiptarëve.
“Cfarë ka ndodhur, le të cohet një drejtues policie i katër viteve dhe të thotë një dëshmi të vetme se nuk ka mundur dot të ndalojë një ministër, deputet, zyrtar të lartë, apo biznesmen, që deri para katër vitesh pështynin në tokë kur i ndalonte polici rrugor”- tha ai.