Flash News

KRYESORE

Rama ‘godet’ Gjylametin, e largon nga komisioni i rëndësishëm

Rama ‘godet’ Gjylametin, e largon nga komisioni i

Pas kongresit të Partisë Socialiste, deputetja Blerina Gjylameti u pyet për një sherr të pretenduar midis saj dhe kryeministrit Edi Rama. Shkak për sherrin raportohej se ishte bërë lista me kandidatët për këshillin bashkiak të Tiranës, por deputetja socialiste i mohoi këto lajme.

Ndërkohë që sot njoftohet se Gjylameti është larguar nga drejtimi i Komisionit për Reformën Zgjedhore. Kërkesa për largimin e Gjylametit është bërë nga drejtuesit e Partisë Socialiste, për të emëruar aty ish-ministrin Damian Gjiknuri.

Blerina Gjylameti është gjithashtu kryetare e Partisë Socialiste për Tiranën, post që nuk dihet nëse do vijojë ta mbajë nëse konflikti me Ramën dhe Erion Veliajn rezulton i vërtetë.

Të fundit