Flash News

KRYESORE

Rama hap ekspozitë në Gjermani por i dëmtohen 5 prej punimeve

Gjermani është vendi i radhës ku Edi Rama ka shkuar për të ekspozuar pikturat e tij. Ekspozita do të hapet sot në qytetin Rostok, ndërsa do të ekspozohen si piktura murale dhe skulptura në qeramikë.

Media gjermane ‘Ost See’, në një shkrim dedikuar ekspozitës së Ramës thotë se gjatë rrugës, pesë prej punimeve të tij janë dëmtuar.

“Pesë skulptura qeramike të Ramës nuk e kanë përballuar dot rrugën përgjatë Ballkanit. Ato kanë pësuar krisje”, shkruan media gjermane teksa citon edhe Ramën i cili është shprehur se “nesër vjen kuratori nga Tirana dhe riparon”.

Ekspozita do të hapet dhe do të qëndrojë e hapur deri më 6 janar, ndërkohë që bileta do të jetë 4 euro.

 

 

 

Të fundit