Flash News

KRYESORE

Rama hap Televizion. Thumbon Fevziun, Ylli Rakipin dhe Eni Vasilin  

Rama hap Televizion. Thumbon Fevziun, Ylli Rakipin dhe Eni Vasilin  

Kryeministri i Shqipërisë së shpejti pritet që të hapë një “televizon” të ri në Shqipëri . Kështu duket në pajme të parë një status i tij mëngjesin e sotëm ku shkruan: “ERTV live – Studio e hapur opinionesh të ekspozuara” . Në pamje të parë duket se Rama ka një pakënaqësi me një pjesë të televizioneve në Shqipëri, pasi në postimin e tij përmenden me ironi tre prej emrave të studiove të debatit në prime time. Por kjo nuk është një surprizë për publikun pasi vet Rama në intervistët e fundit me Eni Vasilin në “Studio e hapur”, akuzoi median se jep lajme të rreme dhe the se ai ka televizionin e tij Facebook-un . Kjo deklaratë e tij nuk ka qenë e rastësishme në këtë studio, pasi sot me postimin e tij e përforcoi atë. Përsëri ironia e tij qëndron në këtë postim pasi luan me emrat e  tre emisioneve “Studio e hapur”, “Opinion” dhe “Të paekspozuarit”. Tani do të presim nëse ky “televizion” do të jetë vërtetë i hapur, do të ketë opinion brenda, dhe kë do të ekspozojë. Ndoshta ky “telezivion” që i shtohet tregut shqipar , mund te jetë i hapur 'tonight' dhe përnatë, një 'kapital' për shqiptarët dhe të ketë histori 'top', pse jo dhe një 'dritare' shprese.

Të fundit