Flash News

KRYESORE

Rama harron Tahirin, kthehet në ‘zëdhënës’ të Fatmir Xhafës

Kryeminsitri Edi Rama duket se ka nisur ta harrojë performancën e Saimir Tahirit në krye të ministrisë së Brendshme. Mbrëmjen e sotme, kreu i qeverisë ka zgjedhur të kthehet në ‘zëdhënës’ të ministrit Fatmir Xhafaj.

Rama ka postuar në rrjetin social Facebook aksionet që policia ka ndërmarr ditët e fundit dhe që ka çuar në arrestimin e disa personave.

“Rezultatet që po vijnë si shpërblim i një pune të palodhur, janë vërtet shumë inkurajuese”, shkruan Rama duke shtuar se “në pak ditë e deri në orët e fundit, Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses 5 operacione të rëndësishme kundër krimit të organizuar”.

Postimi i plotë i Edi Ramës

Falenderoj dhe nxis Policinë e Shtetit për të vijuar papushim më tej punën e mirë👏

Rezultatet që po vijnë si shpërblim i një pune të palodhur, janë vërtet shumë inkurajuese.

Në pak ditë e deri në orët e fundit, Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses 5 operacione të rëndësishme kundër krimit të organizuar👍

1.Në Tiranë, u arrestuan në kohë rekord autori i dyshuar si ekzekutor dhe 3 bashkëpunëtorët e tij, në ngjarjen e ndodhur në 29 janar, ku mbeti i vdekur një person.

2.Në Shkodër, u zbardh ngjarja tronditëse e datës 13 janar, ku të plagosur nga një shpërthim i telekomanduar mbeten 8 persona, përfshirë këtu edhe objektivin e sulmit. U arrestuan 2 autorët e dyshuar.

3.Në Elbasan, u godit një grup i strukturuar kriminal, me 5 persona të arrestuar dhe 1 në kërkim; u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lëndësh plasëse, armë, para dhe kanabis.

4.Në Fier, u zbardh vjedhja me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, e 4 Exchange-ve, ndodhur ditët e fundit. U arrestua autori i dyshuar.

5.Në Lezhë, u sekuestruan 1.4 milion euro pasuri me burim të dyshuar kriminal, në një operacion të finalizuar një ditë më parë.

 

 

Të fundit