Flash News

KRYESORE

Rama hesht për Haradinajn, Bushati e cilëson “burrë shteti”

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati shprehet se akti i dorëheqjes së Haradinajt tregon forcën e një shtetari. Sipas Bushatit, “Ramushi e ka fituar luftën përmes forcës së shembullit po dëshmon së është artizan i paqes”.

“Sot, Kosova ka nevojë për unitet e largpamësi për të tejkaluar sfidat e brendshme e për të fuqizuar më tej subjektivitetin juridiko ndërkombëtar që duan t’ia vënë në pikëpyetje”, shkruan Bushati.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ende nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me vendimin e Haradinajt, me të cilin nuk ka pasur dhe raporte aq miqësore.

Statusi i plotë:

Akti i dorëheqjes së Ramush Haradinajt si Kryeministër i Kosovës për tu ballafaquar sërish me drejtësinë është forca e shembullit të një shtetari për të cilin Kosova vjen gjithnjë e para. Jam i bindur që ky veprim do të lartësojë luftën e shenjtë për liri të Kosovës dhe kontributin e pamohueshëm të Ramush Haradinajt.

Ramushi ka fituar luftën e përmes forcës së shembullit po dëshmon së është artizan i paqes. Sot, Kosova ka nevojë për unitet e largpamësi për të tejkaluar sfidat e brendshme e për të fuqizuar më tej subjektivitetin juridiko ndërkombëtar që duan t’ia vënë në pikëpyetje.

 

 

Të fundit