Flash News

KRYESORE

Rama i bën gjyqin Bashës... në kafe

Rama i bën gjyqin Bashës... në kafe

Një një muhabet kafje me disa deputetë të PS-së dhe një grup banorësh të njësisë bashkiake 11 në Laprakë, kryeministri Rama sëbashku me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, komentuan thirrjen në prokurori të kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me kontratat e dyshimta të lotimit në ShBA.

Në fillim Rama ka bërë të paditurin  në lidhje me thirrjen që prokuroria i ka bërë Bashës, por ka qenë Ulsi Manja ai që ia ka sqaruar të gjitha. Më pas, Rama, Veliaj dhe deputetët e tjerë të pranishëm në atë bisedë, kanë nisur t’i caktojnë akuzën kreut të opozitës, duke marrë rolin e prokurirsë dhe gjykatës njëherësh.

Rama e ka akuzuar Bashën për pastrim parash, i mbështetur edhe nga Veliaj dhe Ulsi Manja.

Pjesë nga dialogu i Ramës me deputetët e tij dhe me Veliajn:

Rama: Është marrë i pandehur? Ai është pastrim parash i pastër, minimumi. Imagjono ta kishim bërë ne, se çfarë kush e di se ku do ishim.

Veliaj: Do ishim ekzekutuar…

Rama: Më kishte shkruar njëri në Facebook “Luli ekperiment i Rusisë, për të parë deri në çfarë pike mund të duroj mileti pa u çmend’’.

Manja: Është e qëllimshme, nuk i kanë raportuar

Rama: Nuk është punë raportimi, por duhet të tregojnë nga i kanë nxjerrë.

Manja: S’ka burimin e parave

Rama: Gaboi keq shumë, që pas marrëveshjes se e komleksuan ata. E vetmja gjë prej lideri që ka bërë, ka qenë marrëveshja.

Nga ana e tij, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka cilësuar thirrjen nga prokuroria si një akuzë qesharake me motive të pastra politike, pas së cilës fshihet vetë kryeministri.

Të fundit