Flash News

KRYESORE

Rama 'i del në krah' Lleshajt: Policia dha shembull dinjiteti në krye të detyrës

Rama 'i del në krah' Lleshajt: Policia dha shembull dinjiteti

Policia e shtetit ka bërë me dije se pas protestës së opozitës janë arrestuar 37 persona, ndërsa në gjendje të lirë janë proceduar 23 të tjerë, mes tyre edhe sekretari i përgjithshëm i PD dhe organizatori i protestës, Gazmend  Bardhi.

Kryeministri Edi Rama, ka shpërndarë në Facebook deklaratën e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndërsa është shprehur se policia dhe tregoi një tjetër shembull dinjiteti në krye të detyrës, ndërsa dhunuesit sipas tij, dhanë një tjetër arsyer për t’u braktisur nga çdo qytetar i denjë.

“Policia e Shtetit dha dje një tjetër shembull kuptimplotë dinjiteti në krye të detyrës, ndërsa dhunuesit e saj një tjetër arsye për t’u braktisur nga çdo qytetar i denjë i kësaj republike”, shkruan Edi Rama.

Të fundit