Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Rama i dhuroi ‘Yllin e Mirënjohjes’, Presidenti i KE e falenderon: Medalja më e madhe do ishte çelja e negociatave
Ka përfunduar takimi i kryeministrit Rama me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë i akordoi Presidentit të KE “Yllin e Madh të Mirënjohjes”, si shenjë vlerësimi për punën e tij në procesin e integrimit.
“Përtej të zakonshmes, jam shumë mirënjohës për vizitën e Presidentit Tusk, i cili rikthehet në Shqipëri dhe është sot këtu në funksion të asaj që ka qenë një prej pikave të palëvizshme të lidershipit të tij, procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Nga ana tjetër, më vjen mirë që sot pata ta falënderoj Tusk për gjithçka ka bërë dhe gjithashtu të ndaj me të një moment të veçantë për ne, duke i akorduar “Yllin e Madh të Mirënjohjes” dhe duke ndarë disa momente të rëndësishme jo vetëm simbolikisht në historinë e përbashkët mes dy vendeve”-tha Rama
Duke e falenderuar për çmimin, në fjalën e tij Tusk tha se Shqipëria e meriton t’i çelen negociatat në tetor.
“Vendi juaj duhet të trajtohet ashtu siç e meriton. Medalja më e madhe do të ishte çelja e negociatave për Shqipërinë. Në qershor krerët e BE-së u angazhuan për një vendim të qartë me ju dhe Maqedoninë në Tetor. Po i afrohemi më shumë këtij momenti. BE-ja duhet të çelë negociatat, si me Shqipërinë edhe me Maqedoninë. Në takimin e sotëm diskutuam edhe rëndësinë që ka për Shqipërinë ruajtja e historikut solid në lidhje me luftën kundër korrupsionit, ky fiksim i BE-së me sundimin e ligjit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe pajtimit është pjesë e ADN-së sonë dhe ka për të qenë e tillë edhe kur ju të bëheni shtet anëtar" tha Tusk.