Flash News

KRYESORE

Rama i gjen "punë” Saimir Tahirit, i beson partinë

Rama i gjen "punë” Saimir Tahirit, i beson partinë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar te  PS,  u caktuan emrat e kryetarëve dhe nënkryetarëve për Komisionet Parlamentare, nga të cilat kjo forcë politike do të kryesojë 5 komisione nga 8 që janë në total. Ndërsa PD do të drejtojë dy komisione, dhe LSI do ketë kryesinë e një komisioni.

Por ajo që u vu re në emrat e propozuar nga PS, është faktik se Rama u ka dhënë zë për kryesinë e komisioneve emrave të mëposhtëm ku ndër to nuk është emri i Tahiri. Por gjatë fjalës së tij Rama ka thënë se Tahiri do të jetë koordinator i platformës bashkëqeverisëse. Me një fjalë Rama i gjen “një punë” Tahirit, me se të merret në sallën e Kuvendit. Pavarësisht se Rama tha se ka shumë rëndësi kjo punë, duket hapur se është sa për të mos e lënë fare pa gjë. Tahiri është imazhi i keq për Ramën, imazhi i kritikuar sa nga opozita e sa nga ndërkombëtarët. Përfshirja e tij në një post kyç do niste përsëri diskutimet, ndaj në PS ai mund të bëjë ç’të dojë, por jo në Parlament e qeveri... ai është i padëshiruar tashmë dhe duhet të kalojë pak më shumë kohë...

Të fundit