Rama i hapi krahun drejtësisë për Dakon? “S’mbroj të ndenjurat e politikanëve të korruptuar”

Partia Socialiste, të martën e kaluar zhvilloi Asamblenë ë Përgjithshme vjetore. Kryeministri Edi Rama, para anëtarëve, artikuloi për herë të parë dhe hapur se nuk do të mbrojë askënd të përfshirë në afera korruptive.

“Të jetë shumë e qartë që unë personalisht e di që ka shkolla të ndryshme mendimi në lidershipin e PS-së, por nuk kam as disponimin minimal për asnjë lloj marrëveshje politike për të ndjenjurat e politikanëve dhe që mund të rrezikojë drejtësinë të merret me këdo që mund të jetë subjekt i drejtësisë, qoftë djathtas majtas, lart poshtë, këtu brenda apo larg kësaj salle”, deklaroi Rama.

Si për koincidencë, përballë Ramës ishte Vangjush Dako njeriu që është shpallur non-grata nga DASH si i përfshirë në korrupsion madhorTë ketë qenë sinjali i Ramës për Dakon? Ajo qe dihet me siguri është se kryeministri ka pasur dijeni për relacionin e DASH dhe deklarata e tij, e thënë për herë të parë kaq qartë. dukej e ‘kuruar’ deri në detaj me mesazhe te qarta.