Flash News

KRYESORE

Rama i përgjigjet Bashës me Angela Merkel-in: Gjermania ka qenë për të nisur bisedimet

 

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili e bën përgjegjës për dështimin në hapjen negociatave me BE-në. Këtë herë, kreu i qeverisë postoi një fotografi në profilin e tij në Faebook, ku shfaqet qëndrimi kancelares Angela Merkel, pas vetos së Francës.

“Më vjen shumë keq për këtë vendim. Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet. Kur bëjmë premtime, patjetër që duhet t’i mbajmë ato. Nuk do t’i kthejmë shpinën vendeve, ndërkohë që kemi bërë premtime”, ishte mesazhi i kancelares gjermane.

Pa kaluar as dy orë, pasi postoi qëndrimin e kryeministrit italian, Giuseppe Conte, Rama u rikthye me reagimin e një prej politikaneve më të fuqishme të BE-së.

Të fundit