Flash News

KRYESORE

Rama i përgjigjet Budinës: S’jam i pagabueshëm, s’ndal askënd të më pikturojë si djall

Rama i përgjigjet Budinës: S’jam i pagabueshëm,

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas thirrjes së regjisorit Edmond Budina për mosbindje civile dhe kërkesës ndaj Presidentit për shpërndarje të Parlamentit.

Përmes një reagimi në twitter, Rama i drejtohet Budinës duke i thënë se ka të drejtë të mendojë ndryshe nga artistët e tjerë që kanë mbështetur shembjen e Teatrit, por sipas tij, nuk i takon të fyejë apo shpifë si partitë opozitare.

Reagimi i plotë:

Dy fjalë njeriut të mirë Edmond Budina: Je në të drejtën tënde të vazhdosh të mendosh ndryshe nga Robert Ndrenika,Luftar Paja, Gëzim Kame,Viktor Zhusti,Ruzhdi Pulaha,Pirro Milkani,Albert Minga, Altin Basha e plot të tjerë,që janë historia e vjetër dhe e re e skenës kombëtare.

Je në të drejtën tënde të mendosh njësoj si partitë e atyre që s'kanë ngulur një gozhdë për artin,kulturën,teatrin e donin ta kthenin edhe TK në zgjatim të politikës së tyre me bishtin kular në këmbët e Shqipërisë,ku çdo punë e jona përbaltet me fjalorin ekstrem të vulgaritetit.

Por ty nuk të takon të shash,fyesh e shpifësh njësoj si ata e as nuk ke të drejtë t'i imponohesh vullnetit të qeverisë,bashkisë apo shumicës së komunitetit teatror, sepse sharjet e fyerjet s'janë art, shpifjet s'janë trashëgimi kulturore dhe demokracia nuk është teatër absurd.

Unë s'jam as shenjt e as i pagabueshëm dhe nuk ndal dot askënd të më pikturojë si djall, por unë kam lidhje autorësie me punët e zeza që më akuzoni,po aq sa ç'kanë lidhje me Shekspirin dhe Molierin ato partitë që u ngulën tek teatri si në sheshin e radhës për përsheshin e radhës!

Të fundit