Flash News

KRYESORE

Rama i përgjigjet në Twitter analistit: Ky paguhet për të shpifur e unë duhet të provoj që shpifësi shpif

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Twitter një deklaratë, sipas tij të bërë nga një analist, por pa e treguar emrin.

"Ti duhet të faktosh pse është shpifje", është fraza që Rama thotë se e ka thënë një analist të cilin ai e cilëson si shpifës me pagesë.

Ky paguhet për të shpifur e unë duhet të provoj që Shpifësi shpif, thotë Rama teksa shton se barrën e provës e ka akuzuesi, prandaj shpifësat do ftohen në gjyq të sjellin prova ose të paguajnë.

“"Ti duhet të faktosh pse është shpifje"!Autori i kësaj thënie të ditës quhet Analist (Shpifës me pagesë).Pra, ky paguhet për të shpifur e unë duhet të provoj që Shpifësi shpif!JO!Barrën e provës e ka akuzuesi,prandaj shpifësat do ftohen në gjyq të sjellin prova ose të paguajnë🤡”, shkruan Rama.

 

Të fundit