Flash News

KRYESORE

Rama i përgjigjet PD për ‘anti-KÇK’: Krimin e kanë mjet politik kundër qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të PD, kundër paketës anti-KÇK, të cilën e cilësojnë si  ‘propagandë e Ramës për të mbuluar bashkëqeverisjen me krimin’.

Përmes një postimi në twitter, Rama shkruan se nuk është i befasuar nga qëndrimi i opozitës.

Më tej kryeministrin akuzon PD se po përdor krimin si mjet politik kundër qeverisë.

 “PD vë në dyshim kushtetutshmërinë e paketës antiKÇK? Asnjë surprizë! As kanë parë gjë akoma po as kemi dëgjuar gjë akoma nga goja e tyre! Krimin e kanë mjet politik kundër qeverisë, por s’e kanë pasur kurrë në shënjestrën e tyre! Përkundrazi! E kanë ushqyer e janë ushqyer prej tij🤮”, shkruan Rama.

 

 

 

 

 

 

 

Pak më parë, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj e cilësoi paketën si tallje me shqiptarët dhe shtoi se zbatimi i ligjit anti KÇK duhet të nisë me pasurinë e mikut të Taulant Ballës, Edmond Bego.

Të fundit