Flash News

KRYESORE

Rama i qetë jashtë Shqipërisë, Thaçi publikon foton e përbashkët buzë liqenit të Gjenevës

Rama i qetë jashtë Shqipërisë, Thaçi publikon foton e

Ndonëse partia e tij ndodhet në një situatë të vështirë pas skandalit ku është përfshirë djali i deputetit Rrahman Rraja, kryeministri Edi Rama ka gjetur kohë për të zhvilluar një vizitë jashtë vendit.

Është presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që publikon një foto me Ramën teksa qëndrojnë të ulur në një hotel në buzë të liqenit të Gjenevës në Zvicër. Ata po marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, së bashku me disa lider të tjerë nga rajoni.

“Mëngjes i bukur në Gjenevë, duke shijuar kafet dhe rrezet e diellit bashkë me Edin. Në Forumin Ekonomik Botëror ku po marrim pjesë, me liderë të rajonit dhe ekspertë botërorë të ekonomisë, do të diskutojmë për zhvillimin rajonal dhe perspektivën tonë euroatlantike”, shkruan presidenti Thaçi.

Të fundit