Flash News

KRYESORE

Rama i quan kazan, Meta organizon pritje për gazetarët

Rama i quan kazan, Meta organizon pritje për gazetarët

Një javë më parë, kryeministri Edi Rama shfryu ndaj gazetarëve duke i quajtur ata të paditur, që nuk lexojnë madje nisi edhe t’ju jepte edhe leksione për mënyrën sesi duhet të bëjnë pyetje.

Këtë qëndrim, por disi më të zbutur, Rama e mbajti edhe sot ku refuzoi t’ju përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, madje ai shkoi edhe më tej ku i sfidoi duke thënë se mediat nuk e bojkotojnë atë pasi ai është ushqim për ta.

Pikërisht në këtë moment, kur Rama po vijon akuzat ndaj mediave dhe gazetarëve del sërish në skenë Ilir Meta i cili edhe këtë herë duket se ka një tjetër qëndrim nga ish-aleati i tij sa i takon pushtetit të katërt.

Meta ka njoftuar organizimin e një pritjeje me gazetarët “me rastin e Ditës Ndërkombëtarë për dhënien fund të mosndëshkimit nga gazetarëve, Ilir Meta do të organizoj një pritje”.

Të fundit