Flash News

KRYESORE

Rama i zymtë pas samitit: Erërat kundër zgjerimit brenda BE nuk ndihmojnë

Rama i zymtë pas samitit: Erërat kundër zgjerimit brenda BE nuk

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë për median në aeroportin e Rinasit pas kthimit nga Samiti në Sofie.

Kryeministri Rama, tepër i zymtë, u shpreh se erërat kundër zgjerimit brenda BE nuk ndihmojnë dhe se çelja e negociatave tashmë nuk është në dorën tonë.

" Erërat kundër zgjerimit brenda BE nuk ndihmojnë, mjafton edhe 1 vend i vetëm dhe gjithë procesi bëhet më i vështirë. Mjafton edhe një vend i vetë që mos jetë dakord dhe procesi bëhet i vështirë", tha Rama duke shtuar më tej se sot nuk është në gjendje të japë një përgjigje se çfarë do të ndodhë në qershor.

Pjesë nga fjala e Ramës:

“Nuk ishte një samit për temën që na intereson por tema ishte e pashmangshme si rezultat i këmbënguljes sonë për të shfrytëzuar hapësirën e nevojshme.

Patëm dy raste të rëndësishme qoftë në mbledhjen e dy liderëve, qoftë në drekën që na pasoi.

Pjesën e ‘luanit’ e mori kjo temë që bëri të ishte një drekë relativisht e gjatë. Nuk ishte nevoja që të shkonim në Sofie për ta mësuar që jemi në një fazë ku axhendat nuk përkojnë plotësisht, por pak. Axhenda jonë e objektivave të mëtejshme të integrimit me atë të reformimit që është një axhendë në një moment ku ka qasje të ndryshme.

Proceset brenda BE janë të komplikuara si rezultat i 27-vendeve që duhet të bien dakord. BE është në kulmin e një debati të brendshëm dhe kjo nuk ndihmon në atë që është qëllimi ynë. Ishte një mundësi e mirë që ne e shfrytëzuam maksimalisht. Vazhdoj të mbetem optimist që në fund të qershorit do të kemi një rezultat pozitiv. Se çfarë mund të ketë rrugës drej këtij artikulimi këtë s’jam në gjendje ta them sot.

Përpjekja jonë është e fokusuar te kapërcimi i këtij momenti. Që të marrim një dritë jeshile dhe te shohim si do të përcaktohet rruga. Është e qartë dhe nga eksperienca e mëparshme që në çdo rast të çeljes së negociatave ka patur artikulime inovative. Erërat kundër zgjerimit brenda BE nuk ndihmojnë, mjafton edhe 1 vend i vetëm dhe gjithë procesi bëhet më i vështirë. Mjafton edhe një vend i vetë që mos jetë dakord dhe procesi bëhet i vështirë. Jemi në një fazë dialogu dhe kemi një zbardhim  të dialogut në nivelin e dyte që janë persona teknikë pranë liderëve të ndryshëm që bashkëpunojnë me nivelin tonë të dytë.

Të fundit