Flash News

KRYESORE

“Rama ik”, Kukësi e pret Ramën me protesta, qytetarët çajnë kordonin e policisë

“Rama ik”, Kukësi e pret Ramën me protesta, qytetarët

Kryeministri Rama është i pranishëm sot në Kukës, ku do të mbajë fushatë elektorale në bashkitë e këtij qarku.

Si në shumë qytete edhe atje  është pritur me protesta nga mbështetësit e opozitës në këtë qytet.

Ata kanë nisur një protestë marshim drejt aeroportit, me thirrjet "Rama ik".

Forca të shumta policie janë të pranishme në qytet.

Mësohet se protestuesit kanë çarë gardhin e policisë, që kjo e fundit ka vendosur për të mos lejuar avancimin e tyre.

Pak minuta më parë pati tensione mes protestuesve dhe policisë. Raportohet se tani situata është normalizuar.

 

Të fundit