Flash News

KRYESORE

Rama injoroi aktorin Robert Ndrenika, reagon Berisha: Turp dhe vetëm turp!

Rama injoroi aktorin Robert Ndrenika, reagon Berisha: Turp dhe vetëm turp!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas injorimit që i bëri kryeministri Rama aktorit Robert Ndrenika gjatë prezantimit të projektit të ri të Teatrit Kombëtar.

Për Berishën, gjesti që bëri Rama ishte për turp ndërkohë që akuzon se nuk ishte transparent, pasi ndërpreu transmetimin televiziv sapo mbaroi së foluri arkitekti danez për të shmangur diskutimet.

Statusi i plotë:

I fton por nuk u jep fjalen! Turp dhe vetem turp!

Piktori deshtak apo pseudoartisti ftoi sot artistet ne kryeministri per t’ju paraqitur projektin e Teatrit Kombetar. Artisti i mirenjohur Robert Ndrenika nisi te flase nga vendi. Piktori deshtak i kthehet dhe i thote te shihte njehere projektin dhe pastaj te merrte fjalen. Nderkohe pseudoartisti Rama, sapo mbaroi paraqitja e projektit nga nje arkitekt danez, nderpreu transmetimin dhe vet u largua nga salla duke u thene te pranishmeve “une po iki, tani ju vazhdoni diskutimet”. Nje turp i papare! sb

Të fundit