Flash News

KRYESORE

Rama injoron protestat e punëtorëve: Guroret nuk do hapen

Rama injoron protestat e punëtorëve: Guroret nuk do hapen

Në një dalje për mediat në qytetin e Beratit, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Rama është pyetur edhe në lidhje me protestat e punëtorëve të guroreve të cilat u mbyllën nga qeveria.

Rama tha se guroret që ushtronin aktivitetin e tyre në Malin e Tomorit nuk do të vihen më në funksionim.

“Nuk ka shans ti hapim rrugën kësaj barbarie. Kemi bllokuar dhe gurore të tjera në të gjithë Shqipërinë dhe do vazhdojmë ta bëjmë”, u shpreh Rama.

Pak para mbërritjes së kryeministrit Rama në Berat punonjësit e guroreve, të cilët tashmë kanë mbetur pa punë, protestuan duke bllokuar rrugën nacionale.

Të fundit