Flash News

KRYESORE

 Rama intervistë për BBC, gazetari e vë në pozitë kur e pyet për bandat shqiptare në Britani

 Rama intervistë për BBC, gazetari e vë në pozitë

Kryeministri Edi Rama nuk është zgjatur shumë në përgjigjen e tij, ndërsa u pyet për bandat shqiptare në Britaninë e Madhe. Në një intervistë për BBC, me gazetarin Nick Robinson, Rama duket se është vënë paksa në pozitë, ndërsa preferoi të përgjigjej shumë shkurt.

“Ju flisni për flukset e emigracionit dhe për lëvizjen e lirë, por duhet të jeni në dijeni se në Britaninë e Madhe, Agjencia Kombëtare e Krimeve ka identikuar një problem të posaçëm në lidhje me të ashtuquajturat banda shqiptare të krimit të organizuar. A mund të bëjë diçka më shumë vendi juaj për të luftuar këtë fenomen?, e pyet gazetari, ndërsa kryeministri shqiptar i është kthyer prerë: Kam dëgjuar shumë nga këto teori gjatë fushatës së “Brexit”, por siç të dhënat zyrtare flasin qartë, shumë prej tyre janë vetëm ekzagjerime për qëllime të caktuara politike”.

 

 

Të fundit