Flash News

KRYESORE

Rama intervistë për ‘Die Welt’: Gjermania është përgjegjëse për Europën

Rama intervistë për ‘Die Welt’: Gjermania është

Në një intervistë të dhënë për ‘Die Welt’, kryeministri Edi Rama e konsideron fat bashkëpunimin me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Ai thekson se Gjermania duhet ta kuptojë se nuk është përgjegjëse vetëm për fëmijët gjermanë, por për të gjithë Europën.

“Nëse mund të jem i sinqertë me ju, jo aq shumë. Po u them diçka nga këndvështrimi im. Deri më tani kemi qenë jashtëzakonisht me fat pasi kemi punuar e jetuar në një kohë me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Po, bashkë me Angela Merkel dhe Gjermaninë. Unë sinqerisht shpresoj që ajo të qëndrojë me ne, pasi vizioni i saj nuk humb kaq lehtë. Shpresoj shumë që Gjermania ta kuptojë se nuk është vetëm përgjegjëse për të ardhmen e fëmijëve gjermanë, por edhe të Europës dhe më gjerë. Bëhet fjalë për çështje pushteti mbi të gjitha”, ka thënë Rama.

I pyetur për ndryshimet në Qeveri, Rama është shprehur: “Herë pas here kemi nevojë për energji të re, për lojtarë të rinj në fushë, në mënyrë që të mos bëjmë të njëjtin gabim si kombëtarja gjermane e futbollit pas fitores së Kupës së Botës.”

Të fundit