Flash News

KRYESORE

Rama ironizohet nga miku i tij. Aleksandar Vuçiç: Nuk jam lypës si ai

Rama ironizohet nga miku i tij. Aleksandar Vuçiç: Nuk jam

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka ironizuar mikun e tij, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në intervistën e dhënë për prestigjiozen franceze, Le Monde.

Pyetjes se gazetarit “nëse ka ende kuptim të kërkosh hyrjen në BE para vitit 2020, pas qëndrimeve të Macron se, BE fillimisht duhet të reformohet dhe pastaj të zgjerohet”, Vuçiç i është përgjigjur: “Unë kam një qasje të ndryshme nga Edi Rama, unë nuk dua të lyp për çfarëdo lloj arsyeje."

Kjo deklaratë e Vuçiç bëhet në një kohë kur Tirana po kërkon me çdo kusht hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Kryeministri Rama dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati kanë zhvilluar takime në të gjithë kancelaritë e Evropës, por mesa duket argumentat e tyre nuk janë bindëse për homologët.

Të fundit