Flash News

KRYESORE

Rama ironizon Metën: Salvator Haxhi Qametaj, selia e opozitës rrugore është Presidenca

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë  një mesazh me anë të një postimi në twiter presidentit Ilir Meta dhe opozitës.

“Me qetësi dhe dashuri” Rama i fton qytetarët të votojnë të dielën, duke i konsideruar takimet mes Metës dhe anëtarëve të opozitës si ‘karnavale politike’.

“Selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës dhe udhëheqësi i katër galaktikëve të shtabit të revolucionit imagjinar për të mbrojtur me dhunë republikën e votën e popullit nga vetë populli, është vetë ai, Salvator Haxhi Qametaj. Çfarë karnevalesh politike”, shkruan Rama.

Të fundit